×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    23-vjeçarja kompensohet me 110 mijë euro pasi u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 24/05/2024 | 16:57 Publikimo: 24/05/2024 | 16:57

    Kuvendi Komunal i Prishtinës me 36 vota për, asnjë kundër e ka miratuar propozim-vendimin për kompensimin e Elza Ujkanit, e cila ishte lënduar nga rënia e kulmit të objektit të komunë së re të kryeqytetit.

    Ujkani do të kompensohet me 110 mijë euro për lëndimet e marra në këtë rast.

    Kryetari i komunës, Përparim Rama, ka thënë se kjo është për shëndetin e Elzës.

    “Ka të bëj rreth përmirësimit të shëndetit të zonjushës Ujkani e cila sot është me ne, kështu që propozimi është për të vazhduar shërimi”, ka thënë Rama.

    Ndërsa, shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, tha se e përkrahin propozimin.

    Edhe asamblistët e PDK-së i kanë dhënë mbështetje këtij propozimi.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.