Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor në fshatin Gjegjan.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Shtetit në Shqipëri, të cilët njoftojnë se është arrestuar në flagrancë shoferi që po drejtonte veturën, i cili është një 27-vjeçar nga Prishtina.
Ndërkohë viktima raportohet se është rreth 60-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende dhe i njëjti ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
“Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.