×
  • Mendimi im
  • Puna jonë
  • Mendimi im

    Qendrat për Kujdes Ditor në Gadime dhe Graçanicë: Një Oaz e Zhvillimit dhe Argëtimit për Fëmijët e komuniteteve

    NgaKotar FactorialPublikuar: 08/08/2024 | 15:13 Publikimo: 08/08/2024 | 15:13

    Qendra për Kujdes Ditor në Gadime të Lipjanit është një vend ku përkushtimi dhe dashuria për fëmijët janë në qendër të çdo dite.

    E hapur që nga data 10 dhjetor 2023, kjo qendër ka ofruar një bazë të fortë për zhvillimin e hershëm të rreth 30 fëmijëve të komuniteteve të cilët jetojnë në Gadime të Lipjanit. Mësueset, Luljeta Tasholli dhe Arlinda Krasniqi, janë sinonim i punës së palodhshme dhe entuziazmit, duke i përgatitur fëmijët për klasën e parë me aktivitete të ndryshme si shkronjat, numrat, ngjyrat dhe poezi.

    Fëmijët kënaqen duke marrë pjesë në këto aktivitete dhe kërkojnë me padurim të dokumentohen me fotografi të punimeve të tyre, ndërkohë që përfitojnë nga një shujtë ditore në qendër.

    Nga ana tjetër, Qendra për Kujdes Ditor në Graçanicë është një tjetër qendër e ngrohtë ku Syzana dhe Xhejlana i ofrojnë kujdes dhe edukim për 10 deri në 20 fëmijë nga lagje të ndryshme. Këtu, fëmijët e moshave 3 vjeçare e lart angazhohen në lojëra, vizatime dhe aktivitete kreative që ndihmojnë në zhvillimin e tyre të hershëm.

    Prindërit, që ndjekin me krenari zhvillimin e fëmijëve të tyre, janë të kënaqur dhe mirënjohës për punën e mësueseve. Qendra vazhdon të fokusohet në socializimin e fëmijëve dhe përgatitjen e tyre për sfidat e ardhshme, etj. Të dy qendrat janë shembuj të shkëlqyer të përkushtimit dhe dashurisë për fëmijët, duke ofruar një mjedis të sigurt dhe stimuluese për rritjen dhe zhvillimin e tyre./Factorial-ks/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.