×
  • Publikimet
  • Puna jonë
  • Publikimet

    Aktakuza për korrupsion, Endrit Shala thotë se nuk është i njoftuar për ngritjen e saj

    NgaKotar FactorialPublikuar: 30/08/2024 | 17:28 Publikimo: 30/08/2024 | 17:28

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj dy ish-ministrave, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, bëhet e ditur se të dy ish-ministrat, ngarkohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

    Në një përgjigje për Reporteri.net, ish-ministri Shala, tha se s’është në dijeni se është ngritur aktakuzë ndaj tij dhe se informacion s’ka as avokati i tij, Besnik Berisha.

    LEXO EDHE:
    Edita Tahiri: Macron u shit për 12 aeroplanë, madje u bë alkimist
    Dy orë pritjet në Merdare
    Dogana mbush 25 vjet që nga themelimi, Kurti e vlerëson lart për të arriturat
    “Nuk kam asnjë njoftim unë, apo avokati im, Besnik Berisha. Vetëm atë që e kam lexuar në media”, thuhet në përgjigjen e Shalës për Gazeta Online Reporteri.net.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës, nën dyshimin për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Prokuroria ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

    /Reporteri.net/.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.