×
  • Publikimet
  • Puna jonë
  • Publikimet

    KQZ tregon se si ta ndërroni qendrën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit

    NgaKotar FactorialPublikuar: 30/08/2024 | 17:30 Publikimo: 30/08/2024 | 17:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës.

    Sipas njoftimit, gjatë periudhës 120 ditore (29 gusht – 26 dhjetor 2024) për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

    Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte qv.kqz-ks.org dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.