×
  • Mendimi im
  • Puna jonë
  • Mendimi im

    Diku luftohet për simbolika, diku normalizohet shtypja e diskriminimi

    NgaKotar Shkodran Hoti Publikuar: 08/04/2024 | 20:12 Publikimo: 08/04/2024 | 20:12

    Barazia, multietniciteti e diversiteti janë në themlet e aktit më të lartë juridik të vendit, që nga neni që Kosovën e definon si shoqëri multietnike. Edhe në kuptimin simbolik, komuniteti shumicë edhe ato joshumicë, e gjejnë vetën të përfaqësuar barabartë në flamurin shtetëror. Me nga një yll, asnjëri më i madh apo më ndryshe se tjetri.

    Institucionalisht, Kosova ndërthur vlera e parime demokratike, kushtetuta dhe gjithë legjislacioni i saj garantojnë të drejta të barabarta për çdo komunitet.

    Barazia, multietniciteti e diversiteti janë në themlet e aktit më të lartë juridik të vendit, që nga neni që Kosovën e definon si shoqëri multietnike. Edhe në kuptimin simbolik, komuniteti shumicë edhe ato joshumicë, e gjejnë vetën të përfaqësuar barabartë në flamurin shtetëror. Me nga një yll, asnjëri më i madh apo më ndryshe se tjetri.

    Korniza e tillë institucionale pa dyshim që s’vjen si vullnet i shumicës. Ajo ishte propozim i bashkësisë ndërkombëtare, që përfaqësuesit e komunitetit shumicë në Kosovë mund t’i thonin “po” ose “po, patjetër”. Dhe mirë që ishte kështu. Sepse shoqëria kosovare sot e asaj dite, në masë të madhe, të drejtat i sheh si diçka që jepen e jo të tilla që i takojnë secilit pa dallim. Këtë më së miri e sheh në deklaratat e shpeshta edhe publike të tipit “Askush si ne në Kosovë s’iu ka dhënë të drejta minoriteteve”.

    Megjithtë, me t’u larguar nga diskutimi për Kushteutën, ligjet e mekanizmat ligjorë, ekizston një shpërputhje bukur e vërejtshme në mes të asaj çka është e shkruar në letra dhe integrimit e gjithpërfshirjes së komuniteteve. Kjo edhe kur bëhet fjalë për të drejtat elementare. Gjendja ekonomike e sociale mes komuniteteve dallon drastikisht, qasja në arsim e punësim s’është e barabartë, e sikur të mos mjaftonin këto, mbi disa komunitete rëndojnë edhe paragjykimet dhe stereotipet.

    Këto të fundit zakonisht janë edhe pengesa kryesore për të krijuar një ambient që mundëson shanse të barabarta për secilin. Pa dyshim, me një gjë të tillë, më së shumti sfidohen romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. Stigmatizimin ndaj tyre e pasqyrojnë raporte të ndryshme vendore e ndërkombëre vazhdimisht.

    Ai është mjaft i rrënjosur në shoqërinë tonë, prandaj edhe diskriminimi ndaj këtyre tri komuniteteve është i pranishëm, herë mjaft direkt e herë tërthorazi.

    Pavarësisht projekteve e strategjive të ndryshme, kjo formë racizmi nuk është luftuar mjaftueshëm. Prandaj, praktikat diskriminuese ndaj romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve shpesh herë i gjejmë të normaliziuara. I gjejmë, në shkolla, kur nxënës të këtyre komuniteteve diferencohen nga nxënësit shqiptarë. I hasim nëpër kafiteri, ku pjesëtarë të këtyre komuniteteve nuk shërbehen.

    E mbi të gjitha i kemi në terminologjinë diskriminuese e përjashtuese që përveç përditshmërisë nëpër ambientet private, e kemi prezente jo rrallë edhe në diskursin publik.

    Adresimi i këtyre problemeve s’ka munguar kurrë. Edhe strategji dhe programe të ndryshme ka pasur me bollëk. Por, vazhdon të mungojë integrimi real. Mungojnë hapat e mëtejmë të konkretizuar, që sigurojnë përfshirjen e barabartë në arsim e punësim dhe përfaqësimin e mjaftueshëm institucional siç e parasheh korniza ligjore. Kjo s’po bëhet. Këto po ngelin probleme vit pas viti. Madje, edhe në Raportin e Progresit për këtë vit, të Komisionit Evropian, përseriten këto vërejtje.

    Këtyre problemeve, raporti iu referohet “çështje të vjetra”. Dhe me të drejtë sepse të tilla kanë mbetur. Pa hyrë në diskutimin e veprimeve konkrete, mjafton të shikohet se sa priotitare kanë qenë problemet e këtyre tre bashkësive etnike në viten e fundit. Sa herë është diskutuar për to në nivel vendi dhe pa shkasin që vjen nga ndonjë gjest diskriminues ndaj tyre që bën bujë dy-tre ditore? Kur janë kthyer sytë në sfidat e tyre të përditshme përveç në shënimin e ditëve të tyre nacionale?

    Paralelisht me këtë gjendje faktike të romëve, ashkalinjëve e egjiptianëve dhe shpërfilljes konstante institucionale e shoqërore, për një vit të tërë siç ka ndodhur rëndom mot pas moti, vëmendjen e marrin raportet mes komunitetit shumicë në vend (shqiptarëve) dhe komunitetit shumicë mes minoriteteve (serbëve). Çdo tension i rishfaqur mes tyre, lë anash çdo hall dhe problem substancial të komuniteteve tjera. Perceptimi që ka rrënjë historike i dy palëve kundrejt njëra-tjetrës merr fokusin edhe në rrafshin vendor edhe në atë ndërkombëtar.

    Një vendim i ekzekutivit kosovar për targa veturash ose për dokumente identifikuese rezulton të jetë i mjaftueshëm për të nxitur pakënaqësi midis serbëve. Një arrestim i një të dyshuari për një krim është veprim tipik për të rikthyer tensione, të cilat manifestohen me protesta e barrikada. Një suspendim i një drejtori police sjell bojkotin institucional që pastaj bëhet kryetemë e një vit.

    Në anën tjetër, për romët, ashkalinjtë e egjiptianët, nënshkruhet një deklartë në ndonjë samit, miratohet një strategji në një prej qindra mbledhjeve të qeverisë ose lansohet ndonjë platformë kombëtare për mbrojtjen nga dikriminimi. Megjithatë, atyre nuk iu përmirësohet qasja në shërbime shëndetësore e në arsim. Mungesa e kësaj të fundit, iu bëhet pengesë edhe në punësim, në emër të meritokracisë. Si rrjedhojë mbesin të margjinalizuar.

    Përtej kampnjave e punëtorive, mbesin të papërfshirë. Mjafton të shikohet vetëm rekrutimi në gjeneratën e 57-të të Policisë së Kosovës, ku statistikat flasin që në mesin e 446 personave, vetëm njëri është rom. 0.68% është përfshirja në një prej gjeneratave në institucionin kryesor të sigurisë në vend.

    Duke shtuar pastaj se në shumicën e shkollave nuk sheh mësimdhënës të këtyre komuniteteve. Pjesëtarët e tyre nuk i takon si mantelbardhë në shumicën dërmuese të institucioneve shëndetësore. Derisa është e vështirë të mbahet mend kur një rom, ashkali apo egjiptian është parë në donjë seancë gjyqësore me uniformën e prokurorit apo gjykatësit.

    Kjo gjendje flet për normalizim të pabarazisë e diskriminimit. Të drejtat nuk jetësohen vetëm në dokumente e letra. Përfshirja nuk mundësohet duke mirëmbajtur retorikat nacionaliste e duke bërë beteja për simbolika. Pa dyshim që dialogu ndëretnik është çelësi, por gjithsesi përreth një tavoline ku karriget e secili komunitet janë të barabarta. E kundërta nënkupton vazhdimësi të raporteve tendosura të dikujt me dikë dhe përjashtim të dikujt tjetër.

    ***************

    Shkrimi në fjalë financohet nga projekti “Drejtësia Sociale për romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët”, i cili zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga “Terre des hommes – Kosovo”, “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” dhe HEKS/EPER.
    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.