×
  • Puna jonë
  • No Category

    Aksidenti mes veturës dhe dy motoçikletave, një person në gjendje të rëndë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 20/05/2024 | 15:33 Publikimo: 20/05/2024 | 15:33

    Ditën e sotme një aksident mes një veture dhe dy motoçikletave ka ndodhur në Prishtinë, tek “Kafet e Vogla”.

    Rastin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
    Ajo ka bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar tre persona.

    “Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore, pasi i njëjti ka lëndime në kokë dhe unaza.

    “Pacienti i cili është aksidentuar dhe po trajtohet në Klinikën Emergjente, është në gjendje të rëndë. Ai ka lëndime trupore në kokë, unaza dhe esktremitete”, ka thënë Avdush Bajgora, mjek në Qendren Emergjente të QKUK-së për Indeksonline.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.