×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Ambasada gjermane në Kosovë: Dorëzimi i draft-statutit për Asociacionin i pritshëm, por “hapi i vështirë ende nuk ka ndodhur”

    NgaKotar FactorialPublikuar: 16/05/2024 | 12:45 Publikimo: 16/05/2024 | 12:45

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net, ka thënë se hapi i fundit i Qeverisë së Kosovës, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me draft-statutin për Asociacionin, ishte hap i pritshëm e konkret, ndonëse, thotë se “ende nuk kanë ndodhur hapat e vështirë”.

    “QUINT-i dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa realë për themelimin e Asociacionit në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm”, thuhet në përgjigjen e ambasadës. Sipas ambasadës, dorëzimi i draft-statutit në Kushtetuese është një ndër hapat që Kosova ka paralajmëruar.

    “Sipas mendimit tonë, dorëzimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komisionit është hapi i tillë. Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Kosova tani duhet të bëjë punët e vështira”. Kjo ende nuk ka ndodhur”, thuhet tutje në përgjigjen e ambasadës për Reporteri.net.

    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, pati thënë se Kosovën e pret tani “një punë e vështirë” për t’i bindur ministrat e Jashtëm të Këshillit të Evropës ta miratojnë anëtarësimin e saj në këtë organizatë në maj.
    Komentet patën ardhur pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e dha dritën jeshile për anëtarësimin e Kosovës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg, dhe tani u mbetet në dorë ministrave të vendosin përfundimisht.

    “Tani vjen puna e vështirë: në mënyrë që ta sigurojë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë çfarë është e nevojshme për të bindur me merita dhe veprime”, pati shkruar Rohde.

    Sot, Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se nëpërmjet një letre, e ka njoftuar Këshillin e Evropës, se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin e “një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”./Reporteri/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.