×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    AND THE WIND WEEPS – do të përmbyllë garën e filmave të metrazhit të mesëm në PRIFEST

    NgaKotar FactorialPublikuar: 27/08/2024 | 15:59 Publikimo: 27/08/2024 | 15:59

    Gara unike e filmave të metrazhit të mesëm do të përmbyllet me filmin AND THE WIND WEEPS nga Aulona Selmani.

    Filmi flet për historinë e Dautit, një i mbijetuar i një masakre ku i ështe vrarë djali, ai për 20 vite është pregaditur për letrën që do ta lexojë nësë një ditë do e thërrasin në Hagë për të dëshumar për terrorin që kishte ndodhur atë ditë. Djegia e kujtimeve bëhet akoma më e rëndë kur Dauti merr lajmin se vëllau i tij ka vdekur nga një sëmundje, duke e lënë Dautin si të vetmin dëshmitar të ngjarjes. Kujtesa e tij fillon ta tradhëtojë në detaje të rëndësishme të dëshmisë. Ai ndoshta nuk do arrijë të vëjë drejtësinë në vend për djalin e tij. Për vëllaun e tij, për shokët e tij. A do e falin të vdekurit Dautin që ai i është nënshtruar harresës?

    Filmi, nën regjinë dhe skenarin e Aulona Selmanit, vjen si premierë regjionale në Kosovë. Producent i filmit është Lauro Jenni.

    Kasta e aktorëve vjen me aktorët Kosovar si: Bislim Mucaj, Kumrije Hoxha, Armend Smajli, Afrim Mucaj, Ermal Sadiku.

    Filmi do të shfaqet me datë 14 shtator 2024, në kino Armata, në bllokun e filmave të orës 17:00.

    Ruani datat: 10-15 shtator 2024!

    #ForHer #VjosaForever #PriFest

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.