Policia e Kosovës bashkë me AKI-në dhe Prokuorinë kanë idenfitikuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.
Në vazhdën e operacionit, në kontrollin e realizuar në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve S.S në Suharekë kanë sekuestruar para, drogë dhe armë.
Komunikata e plotë:
Katër persona të dyshuar dërgohen në mbajtje, konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro, sekuestrohen dëshmi tjera relevante gjatë operacionit antidrogë
Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, pas një pune intensive operative dhe hetimore në terren kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër (4) personave të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja
kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grejkoc” të Suharekës
dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:
Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600
Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).
Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek.
Një (1) diviar.
Një (1) veturë.
Një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.
Një (1) peshore digjitale.
Para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro.
Një (1) Iphone 12 pro.
Një (1) telefon Samsung.
Një (1) telefon Iphone XS
Një (1) Telefon Nokia .
Një (1) veturë BMW.
Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit
ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro ( Shtatëdhjetë mijë
Euro).