×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Bislimi: Kosova nuk pranoi koncesione për heqjen e masave të BE-së

    NgaKotar FactorialPublikuar: 19/06/2024 | 12:46 Publikimo: 19/06/2024 | 12:46

    Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi ka thënë se masat e vendosura ndaj Kosovës nga disa vende të BE-së, u tentua të përdoren për koncesione shtesë për Kosovën, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane ka thënë se Kosova nuk pranoi kompromise për çështjen e heqjen e masave, të cilat i konsideroi të padrejta dhe joproporcionale.

    “Që nga fillimi ka qenë e qartë për secilin vend anëtar të BE-së se vendosja e masave është e padrejtë. Ka edhe të tillë që mendojnë që ka shkelje edhe të procedurave ligjore… Është thënë shumë herë se origjina e trazirave është në Beograd, dhe meqenëse ato kanë ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës, ato janë vendosur Kosovës. Masat janë joproporcionale. Nga Kosova kërkohet diçka që nuk kontribuon asgjë në deeskalim, për shembull në një kohë kur protestohej në Zveçan, kërkesa e tyre ishte që të zhvendosej kryetari i tyre në Leposaviq. Pra kishte kurrfarë ndërlidhshmërie mes kërkesës dhe deeskalimit. Masat anë qenë të përkohshme dhe të kthyeshme… me idenë që masat të përdoren për kompromise të përkohshme, jashtë asaj për çka janë vendosur. Por, problemi më i madh dhe reagimi i vendeve anëtare ka qenë kur u pa një pabarazi e madhe ku Serbia edhe për shkelje më të mëdha nuk është përballur me masa.

    Ka pasë në vazhdimësi nga vendet anëtare kërkesa për koncesione shtesë, jashtë arsyes pse janë vendosur masat. Por Kosova nuk ka pranuar koncesione”, ka thënë Bislimi në Komision.

    Bislimi tha se masat i kanë shkaktuar dëm Kosovës, por ia ka vlejtur, siç tha ai për shkak të shtrirjes së sovranitetit në veri.

    Masat, ato kurrë nuk i kanë prezantu Kosovës mbi bazën ligjore mbi të cilat janë marrë. Mund të ketë votim për heqjen e tyre apo kundërshti nga ndonjë vend anëtar. Ka pasur deilma a duhet të hiqen menjëherë apo me dy hapa. Ka qenë ideja që Kosovës t’i hiqen masat së pari në fillim të prillit, e pastaj pas mbajtjes së zgjedhjeve në veri. Hezitime nuk kanë pasur për shkak se Kosova nuk e ka përmbush ndonjë obligim por se ka pasur vende anëtare që kanë mendu se masat duhet të keqpërdoren për me nxjerrë ndonjë koncesion shtesë prej Kosovës.

    “Pajtohem se masat i kanë sjell dëm Kosovës. Dëmi është bërë, mirëpo tash në situatën që kemi qenë, është dashtë të marrim vendim, ose me heq dorë nga sovraniteti në veri, ose të pagjumë një çmim për insistimin tonë që të vendosim sovranitetin në veri. Ne mendojmë që ia ka vlejtë, pasi situata sot në veri është si nata me ditën me situatën e para 2-3 vjetëve. Shikoni metodat e pagesave, targat. Është sikur të ndërtohet një shtet tjetër që nga fillimi”, u shpreh Bislimi.

    Radio Evropa e Lirë raportoi se se përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të marrin qëndrim për heqjen e masave ndaj Kosovës.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.