Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidhur me ecurinë e Javës së pestë të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024).
Avni Kastrati (U.D kryeshef Ekzekutiv), Bekim Canoll (u.d drejtor i DMTI-së), Idris Shala (udhëheqës i GIS) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në konferencë për media, kanë dhënë informacione rreth ecurisë së Javës së pestë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë me të dhëna deri këtë të martë, ora 9-të e mëngjesit.
Kastrati ka thënë se deri më tani pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1.204.560.
Ai ka theksuar se kanë mbetur edhe pak takime deri tek të dhënat preliminare.
“Në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit. Njëkohësisht nuk kemi refuzime të mëdha të qytetarëve edhe ato pak, pas diskutimeve po i pranojnë si një e mirë publike. Edhe pajisjet janë duke funksionuar dhe nuk kemi telashe në terren”, ka thënë Shala./Front Online/.