Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kategoritë e lirisë po poshtërohen nga Qeveria Kurti në këto gati katër vjet pushtet.
Haradinaj ka përmendur mospërfshirjen në pagën minimale, duke përdorur për këtë siç ka thënë ai edhe votat e Listës Serbe. Kreu i AAK-së ka thënë shefi i ekzekutivit e ka mundësinë për të rritur pagat e familjeve të dëshmorëve e martirëve, invalidëve, veteranëve e viktimave të dhunës seksuale.
Por, ai thotë se kjo nuk do të ndodh, pasi sipas Haradinajt, Kurti qëndron pas marrëveshjeve me Listën Serbe, referuar këtu audio-incizimit të publikuar të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiqin.
Ambasadori i Bullgarisë rikonfirmon mbështetjen dhe rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
“Katër vjet pushtet të Kurtit, e kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria.
Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe. Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinez’, atëherë le t’i rrit pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale, sot. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka.
Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodh, sepse është vet Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ dhe Listën Serbe”, shkruan Haradinaj. /Reporteri.net/