×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Hillary Clinton kërkon mbledhje të fondeve për fushatën e Harrisit, Trumpin e quan kriminel

    NgaKotar FactorialPublikuar: 22/07/2024 | 16:22 Publikimo: 22/07/2024 | 16:22

    Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton, përmes një thirrjeje kërkoi mbledhjen e fondeve për fushatën e zëvendëspresidentes të ShBA-së Kamala Harris.

    76-vjeçarja u kërkoi mbështetësve që të bëhen pjesë e kësaj fushate që ajo e quajti historike, ndërsa ish-presidentit amerikan Donald Trump iu referua si kriminel, raporton Klankosova.tv.

    “Unë e njoh Kamala Harris për një kohë të gjatë. Ky prokuror i shkëlqyer do të ngrejë çështjen kundër kriminelit të dënuar Donald Trump dhe axhendën e Projektit 2025 për të hequr liritë tona”, shkroi ajo.

    “Por ajo nuk mund ta bëjë vetëm. Bëhuni pjesë e kësaj fushate historike sot”, tha tutje Clinton në X.

    Harrisi dhe Clintoni, biseduan të dielën si pjesë e telefonatave që zëvendëspresidentja i bëri për të mbledhur mbështetjen nga udhëheqësit demokratë.

    Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, dhe gruaja e tij Hillary, e mbështetën 59-vjeçaren, përmes një deklarate të përbashkët, të dielën./KlanKosova/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.