×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • No Category

    Hovenier: Hyrja e NATO-s në Kosovë i dha fund fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit

    NgaKotar FactorialPublikuar: 12/06/2024 | 20:39 Publikimo: 12/06/2024 | 20:39

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka qenë i pranishëm sot në shënimin e 25 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Ambasada amerikane në Prishtinë, derisa ka publikuar një fotografi ku pjesëmarrës ishte edhe Hovenieri, citoi deklaratat e Hovernierit i cili tha se NATO ndali fushatën brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit.

    “Sot iu bashkova zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të nderuar për të shënuar 25 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit”, shkruan ambasada duke cituar Hovenierin.

    “Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre dhe për të mbështetur të gjithë njerëzit e Kosovës për të realizuar të ardhmen e tyre si një shtet sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik”, përfundon citimi i Hovenierit nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

    Sot ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si të jashtëzakonshme atë çka ka arritur Kosova 25 vjet pas çlirimit, ndërsa është shprehur krenar për partneritetin SHBA – Kosovë.

    Ambasadori Hovenier ka kujtuar edhe porosinë e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.