Në mbrëmjen e 20 majit në Teatrin “Adriana” në Ferizaj u dha premierë shfaqja “Katër Trëndafilat” nga Julia Cameron dhe nënregjin e Erleta Rexhepit.
Në shfaqje luajntën: Gresë Gashi, Albana Gashi, Donikë Zeqiri, Fitore Jashari, Erza Sejdiu dhe Uratë Shabani.
Regjisorja e re, Erleta Rexhepi, përveç premieres, diplomoi edhe në nivelin Master të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës.
Me punën e saj ka treguar sukses në realizmin e shfaqjeve gjatë studimeve dhe tani pas studimeve, gjithashtu duke marrë pjesë si anëtare e jurisë ndërkombëtare në një nga festivalet më prestigjioze teatrore në botë, i cili është mbajtur në Sharm El Sheikh – Egjipt.
Regjisorja Rexhepi njihet se ka qenë studente e dalluar dhe e përgjegjshme në profesionin e saj, ku shprehet për Factorial:
“Unë e konsideroj veten shumë me fat që kam filluar studimet Bachelor nën mentormin e prof. Elamze Nura dhe gjithashtu ikam vazhduar studimet Master nën mentorimin e saj. Mund të them që është fat për mua sepse ka qenë një përkrahje dhe inkurajim i jashtëzakonshëm. Kur është fjala për rrugitimin tim artistik, si çdo student has në vështirësi, ajo ka qenë që më ka kthyer aty ku duhet të jem dhe më ka bërë që të mos heq dorë nga ky profesion”, thotë Rexhepi.
Tutje, regjisorja tregon se çka trajtohet ne shfaqjen “Katër Trëndafilat”.
“Shfaqja trajton luftën ndaj sëmundjeve të varshmërisë si alkooli, droga dhe barnat pa recetë. Ngjarja zhvillohet në një qendër rehabilitimi ku janë gjashtë gra, katër prej tyre qe kanë abuzuar me këto lendë. Një dokotoreshë e cila i pret ato, ku edhe ajo e ka një të kaluar që ka të bëjë pikërisht me varësinë, pra, është një infermiere e cila ka vujatur me nënën e saj për shkak të varësisë që e ka pasur nëna e saj ndaj alkoolit dhe rrugët e tyre bashkohen në këtë qendër rehabilitimi. Në shfaqje paraqitet rruga e tyre drejtë shërimit, sfidat me të cilat përballen dhe si ato e gjejnë forcën për t’u shëruar nga këto lëndë”, thotë ajo.
Regjisorja Rexhepi flet edhe për planet pas premieres për të cilë pretendon ku të udhëtojë nëpër teatro të Kosovës. Synim ka edhe tregun ndërkombëtarë.
“Mos heqin dorë nga ëndrrat e juaja. Në qoftëse e duani këtë profesion, duhet ta dini që ka sfida të shumta, por ia vlenë secila sfidë për produktin që vjen në fund. Duartrokitjet që dëgjohen në fund janë shpërblimi që mund ta përjetojmë”, shprehet regjisorja Rexhepi.