×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 27/05/2024 | 12:27 Publikimo: 27/05/2024 | 12:27

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përmes një konferencë për media ka njoftuar zyrtarisht për përmbylljen e procesit të regjistrimit të popullsisë.

    Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në një konferencë për media tha se Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë, transmeton Telegrafi.

    “Është ditë e madhe për Kosovën dhe për të gjithë. Projekt madhor që ka vlerë në disa fusha. ASK falënderon të gjithë për bashkëpunim në këtë process të regjistrimit të popullsisë. Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë”, theksoi ai para mediave.

    Drejtori i ASK-së po ashtu bëri të ditur se janë regjistruar edhe 600 mijë qytetarë që jetojnë në diasporë, derisa shtoi se pret që numri të rritet pasi afati për regjistrimin e diasporës është shtyrë deri në gusht.

    Kastrati gjithashtu bëri të ditur se një pjesë e të dhënave do të publikohen gjatë muajit korrik, ndërsa të dhënat finale do të i tregojnë pas 6 muajsh.

    Ai po ashtu njoftoi se në procesin e regjistrimit të popullsisë kanë marrë pjesë të gjitha komunitetet, por vetëm një pjesë e serbëve në veri kanë refuzuar regjistrimin. /Telegrafi/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.