Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Turiqsë në Kosovë, Sabri Tunç Angilin.
Bëhet e ditur se Kurti e Angilin folën për raportet mes të dyja vendeve, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë por edhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.
“Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.
Ditë më parë, Kurti ishte për vizitë në Turqi ku u prit nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan./KlanKosova/