×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Kuvendi s’e kaloi javën e kaluar, Qeveria miraton Projektligjin për burgjet me Danimarkën

    NgaKotar FactorialPublikuar: 20/05/2024 | 15:38 Publikimo: 20/05/2024 | 15:38

    Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.Një gjë e tillë e cila dështoi në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 16.05.2024, arriti të miratohet vetëm katër ditë më pas, më 20.05.2024, por tashmë përmes një mbledhjeje elektronike të ekzekutivit.Çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj është ratifikimi i Traktatit për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan të nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve, më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe 16 maj 2022 në Kopenhagë të Danimarkës, njoftoi Zyra e Kryeministrit më 20.05.2024.Fillimisht, kjo marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e burgut të Gjilanit me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze dështoi në Kuvendin e Kosovës. Kundër pasi që votuan 75 deputetë dhe 13 vota ishin kundër kësaj marrëveshje. Ndërkaq gjithsej duhen 80 vota për të kaluar një ligj i tillë.Me ligjin në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve.Nga opozita pro kësaj marrëveshje kanë votuar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës përkundër deklarimit të dhënë më datë 15.05.2024, se do t’i mbështesin marrëveshjet ndërkombëtare, kur u hodh në votim kjo marrëveshje, deputetët e saj votuan kundër.Kosova dhe Danimarka kanë nënshkruar letër-pëlqim për sjelljen e 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë në dhjetor të vitit 2021, ndërsa në prill të vitit 2022, dokumenti është shndërruar në traktat. Qeveria e Kosovës ka miratuar më 07.06.2023 projektligjin për Ratifikimin e këtij traktati.Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar dje, më 15.05.2024 se Grupi Parlamentar i PDK-së do të votojë pro marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.Traktati ka kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh. Aty parashihet që Danimarka të marr në shfrytëzim qeli, të vetme dhe të përbashkëta në burgun e Gjilanit. Në këmbim të kësaj, Kosova do të kishte përfituar mbi 200 milionë euro./Kallxo.com/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.