Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barro, tha sot se Franca beson se në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës të shkaktojë përçarje ndërmjet vendeve në Këshillin e Evropës dhe se kjo çështje sipas tij, duhet të shqyrtohet më vonë.
Ai u tha gazetarëve para seancës së Komitetit të Ministrave se Franca është një nga anëtarët e Këshillit të Evropës që e njeh Kosovën dhe beson se në të ardhmen vendi i Kosovës do të jetë në Këshillin e Evropës, siç raporton Euronews në gjuhën serbe.
“Megjithatë, Franca beson se në këtë kuptim, Kosova ende duhet të kalojë një rrugë të caktuar dhe Franca, në fund të fundit, është në dispozicion për ta shoqëruar Kosovën në atë rrugë”, tha Baro.
“Kryeministri Kurti ditë më parë e ka shpjeguar pse një draft i caktuar nuk mund të dërgohet në Kushtetuese. Në momentin që dokumenti do të dërgohej në Kushtetuese, natyrisht që do ta kishte ndërruar trajtën e tij dhe nuk do të dërgohej si një draft-dokument. Nuk ka asnjë lloj dileme se kush i ka kompetencat për dërgimin në Kushtuese apo marrjen e një vendimi të tillë. Po flasim për një zotim për të përgatitur një draft-dokument. Nuk po flasim as për një dokument të gatshëm, as për një draft-dokument të dorëzuar diku. Kemi përsëritur zotimin tonë për të hartuar një draft-dokument i cili i plotëson edhe nevojat e qytetarëve tanë, të cilët i dinë vetë nevojat e tyre, por edhe që është në përputhje jo vetëm me Kushtetutën por edhe me ligjet e veçanta të shtetit tonë, prandaj nuk i shoh rreziqet e tilla. Në këtë moment ende jemi në fazën e zotimit për t’u angazhuar seriozisht në një proces të tillë. Një qeveri serioze duhet të merret edhe me çështjet që i ka trashëguar vetë. Ne nuk mund të merremi vetëm me tema të lehta, duhet të gjejmë zgjidhje një nga një, me maturi e pak guxim edhe me temat që ne i kemi trashëguar, të cilat unë i quaj gabime të pafalshme, por një qeveri serioze zgjidh probleme, në vend se të ankohet për ato të së kaluarës. Ne presim që partnerët tanë ndërkombëtarë ta vlerësojnë këtë angazhim, zotim dhe varësisht nga reagimi i palës tjetër do të shohim se a do të jemi në gjendje ta draftojmë dhe ta paraqesim. Deri më tani nuk jemi në procese të avancuara, jemi tek zotimi me shpresën që një zotim i tillë të shihet ashtu siç është, zotim i sinqertë që do të pranohet”, tha Gërvalla./Reporteri.net/