×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Ministri Krasniqi dhe zv.Ministri Elshani takojnë të rinjtë e komuniteteve, flasin për aktivizmin dhe zhvillimin profesional të tyre

    NgaKotar FactorialPublikuar: 26/05/2024 | 21:32 Publikimo: 26/05/2024 | 21:32

    Ministri i ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri i ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani, zhvilluan takim me të rinjtë e komuniteteve rom, ashkali, egjiptian, shqiptar dhe serb në Kampin Multietnik “Diversiteti ynë, pasuria e vendit”.

    Ndër të tjera, në këtë takim u folë për sfidat, mundësitë, aktivizimin dhe zhvillimin e të rinjve në karrierën e tyre profesionale

    Kjo ishte edhe tema nga trajnimi që këta të rinj mbajtën në këtë kamp.

    “Secilin nga fytyrat publike qe i njohim ne sot, duke më përfshirë edhe mua si ministër, e gjej veten në kampe të tilla rinore, duke qenë pjesë e aktiviteteve të ngjashme. Unë kam qenë pjesë e rrjeteve rinore jam përfshirë në aktivitete rinore dhe kam nisur karrierën time politike në tryeza të tilla që kanë pas për qëllim fuqizimin e të rinjve”, ka thënë ministri Krasniqi.

    Ai tutje ka folur edhe për paragjykimet dhe luftimin e stereotipeve.

    “Natyrisht për të rinjtë e komuniteteve rruga politike është me e vështirë. Ata paragjykohen për përfaqësimin kaotik dhe gjykohen për kuotën e përfaqësimit, mirëpo të rinjtë nga komunitetet duhet të jenë zë i fuqishëm dhe t’i thyejnë këto stereotipe”, ka shtuar ai.

    Ndërkohë, zëvendësministri Elshani ka rrëfyer për rrugën e tij si një aktivist i zellshëm i komunitetit rom.

    “Aktivizmin tim e kam filluar në vitin 1996 në Teatrin Rom, ku për 27 vite kam qenë pjesë e këtij teatri e tash kam kaluar diku tjetër që as që e kam menduar që të jem pjesë e politikës duke i shërbyer vendit dhe shtetit ku unë jetoj. Ajo çka më ka shty të jem deri këtu është puna e aktivizmit, vullnetarizmit dhe gjithmonë kanë qenë pjesë e aktiviteteve kulturore dhe vullnetare qysh prej moshës 16-vjeçare”, ka thënë zëvendësministri Elshani.

     

     

     

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.