×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Nga 445 kadetë që diplomuan në Polici, 88 nga komunitetet

    NgaKotar FactorialPublikuar: 18/04/2024 | 20:42 Publikimo: 18/04/2024 | 20:42

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka përgëzuar policët e gjeneratës së 59-të cilët kanë diplomuar këtë të enjte.

    Në një shkrim në Facebook, Krasniqi ka uruar edhe 88 pjesëtarët e komuniteteve që do t’i shërbejnë Policisë së Kosovës.

    Në mesin e së cilëve do të jenë edhe 7 nga komuniteti egjiptian të cilit i përket edhe vetë Krasniqi.

    “Republika jonë tashmë ka edhe 445 policë të rinj, në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial dhe shërbimit profesional në mënyrë të paanshme dhe të ndershme. Në mesin e gjeneratës së 59-të të Policisë sonë, janë dhe 88 kadetë të rinj nga komunitetet jo shumicë, 7 nga ata nga komuniteti egjiptian të cilët janë të gatshëm ti shërbejnë shtetit dhe shoqërisë”, ka shkruar në Facebook.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.