Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Irlandës, Simon Harris.
Osmani tha se rritja e dukshme e takimeve, vizitave zyrtare dhe shkëmbimeve midis Kosovës dhe Irlandës është shenjë e qartë e marrëdhënieve të ngushta mes dy shteteve.
“Në Samitin e EPC-së, në takimin me Kryeministrin Simon Harris, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Irlandës për rrugëtimin tonë euroatlantik, ndërsa konfirmuam gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.
E para e shtetit po merr pjesë në Samitin e katërt të komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar./KlanKosova/