×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Osmani takohet me Macronin në Uashington, temë diskutimi e ardhmja euroatlantike e Kosovës

    NgaKotar FactorialPublikuar: 12/07/2024 | 15:59 Publikimo: 12/07/2024 | 15:59

    Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Uashington këto ditë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s për përvjetorin e 75-të të Aleancës.

    Në këtë samit, Osmani ka zhvilluar një takim me homologun e saj francez, Emmanuel Macron.

    Ajo tha se temë diskutimi ka qenë e ardhmja euroatlantike e Kosovës, mes tjerash.

    “Diskutim përmbajtjesor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, shkroi Osmani në Facebook. /Klankosova.tv

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.