Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar për bllokimin e shumë qytetarëve në kufijtë e Serbisë. Ai deklaron së përveç arrestimit të zëvendësdrejtorit të Pëgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, janë ndaluar edhe disa zyrtarë tjerë të PK-së.
Krasniqi deklaron se Serbia “keqtrajton dhe kërcënon çdo serb që përdor të drejtat e tij dhe integrohet në vendin e tij”.
“Serbia ankohet rrejshëm për të drejtat e serbëve në Kosovë ndërsa arreston, keqtrajton dhe kërcënon çdo serb që përdor të drejtat e tij dhe integrohet në vendin e tij. Ndalimi i Jankoviqit dhe disa zyrtarëve të tjerë të PK-së nga Serbia është prova më e qartë e qëndrimit hipokrit të Serbisë”, ka shkruar Krasniqi.