×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Po bënin gara, policia gjobit me 400 euro 24-vjeçarin, shoferi tjetër ik në drejtim të panjohur

    NgaKotar FactorialPublikuar: 11/06/2024 | 18:14 Publikimo: 11/06/2024 | 18:14

    Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ditën e sotme në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime ka ndaluar një 24-vjeçar i cili me veturën e tij po bënte gara të shpejtësisë me një veturë tjetër, duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në zonën 50 km/h, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndaj tij policia ka shqiptuar gjobë 400 euro, katër pikë negativa dhe i është marrë patentë shoferi për dhjetë muaj, ndërsa shoferi tjetër ka ikë në drejtim të panjohur.

    Komunikata e plotë:

    Gjobë ndaj shoferit që bëri gara të shpejtësisë në Ferizaj

    Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj me datën 11.06.2024 rreth orës 01:13 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime , saktësisht në fshatin Koshare të Ferizaj ka ndaluar shoferin : Ç.F (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturën e tij po bënte gara të shpejtësisë me një veturë tjetër, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në zonën e kofizimit 50 km/h.

    Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 400 euro, 4 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 10 muaj.

    Ndërsa, shoferi i veturës tjetër Peugeot me targa vendore ka lënë veturën në rrugë dhe është larguar në drejtim të panjohur, për të cilin policia është në kërkim të tij.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.