×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    PriFest prezanton kategorinë e filmave të metrazhit të mesëm

    NgaKotar FactorialPublikuar: 28/08/2024 | 22:26 Publikimo: 28/08/2024 | 22:26

    Prifest prezanton filmat konkurrues në kategorinë e metrazhit të mesëm, një program i cili përfshin një gamë të larmishme filmash nga katër vende evropiane.

    Këtë vit, do të shfaqen dy premiera botërore dhe dy ndërkombëtare, duke ofruar një pasqyrë të ndryshme dhe të ndërlikuar të artit filmik në këtë format unik.

    Ky program eksploron temat e thella dhe të ndjeshme që sfidojnë perceptimet dhe kërkojnë reflektim.

    AND THE WIND WEEPS nga Aulona SELMANI, Zvicër/ Premierë regjionale (25min).

    Filmi flet për historinë e Dautit, një i mbijetuar i një masakre kui ështe vrarë djali, ai për 20 vite është pregaditur për letrën që do ta lexojë nësë një ditë do e thërrasin në Hagë për të dëshumarpër terrorin që kishte ndodhur atë ditë. Djegia e kujtimeve bëhetakoma më e rëndë kur Dauti merr lajmin se vëllau i tij ka vdekurnga një sëmundje, duke e lënë Dautin si të vetmin dëshmitar tëngjarjes. Kujtesa e tij fillon ta tradhëtojë në detaje tërëndësishme të dëshmisë. Ai ndoshta nuk do arrijë të vëjë drejtësinë në vend për djalin e tij. Për vëllaun e tij, për shokët e tij. A do e falin të vdekurit Dautin që ai i është nënshtruar harresës?

    THE SMUGGLERS OF SILENCE nga Olivier SIMON, Francë/ Premierë regjionale (42min).

    Një grua bionde, e dalë nga një film noir, endet nëpër Paris duke kërkuar një burrë misterioz me një valixhe. Ai mban kujtimet e Irma Vep dhe ndjeket nga një muzikant,narrator enigmatik. Kështu fillon një ndjekje nëpër rrugicat e Parisit, një qytet që duket sikur nuk i përket më askujt…

    WHY DIG WHEN YOU CAN PLUCK nga Cambria Matlow, Shtetet e Bashkuara të Amerikës/ Premierë evropiane (51min).

    Filmi tregon historinë e Spring, një nënë dhe kineaste, që shkon me familjen e saj për kamping në bregun e Oregonit. Ajo përballetme një burrë të paqëndrueshëm dhe një fëmijë sfidues, ndërsapërpiqet të gjejë frymëzim për artin e saj. Ndërsa Spring shkruan, pi marijuanë dhe fotografon peizazhin, ajo ballafaqohetme vendimet e vështira që duhet të marrë për veten dhe familjene saj. Filmi sfidon normat rreth nënave dhe artisteve femra, duke trajtuar temat e besimit, dhunës dhe dashurisë.

    Një studente rebele e inxhinierisë së zërit arrestohet për shfaqjen e një arme në universitet, duke vënë në rrezik karrierën e sajshkencore. Ajo merr një shans të fundit nga profesori i saj, por kushtet për të qëndruar në universitet janë të pazakonta dhe sfiduese.

    Edicioni 16-të mbahet prej 10-15 shtator 2024./Telegrafi/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.