×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Prokuroria u bën apel viktimave të “Albkings” të paraqiten në Polici

    NgaKotar FactorialPublikuar: 18/04/2024 | 19:31 Publikimo: 18/04/2024 | 19:31

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e ‘Albkings’, përmes të cilit grup u janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

    Një muaj paraburgim ia ka caktuar të enjten Gjykata Themelore në Prishtinë administratorit të grupit në “Telegram” – “Albkings” – nëpërmjet të cilit janë shpërndarë të dhëna personale të grave, si dhe fotografi dhe videoxhirime eksplicite të tyre.

    Dy muaj më parë KOHA pati raportuar se si në këtë grup, i cili numëronte rreth 100 mijë përdorues, keqpërdoreshin për shantazh edhe të dhënat e vajzave nën moshën 18-vjeçare.

    Gjykata Themelore e ka ngarkuar administratorin me veprën penale: “vjedhje e identitetit dhe kredencialeve”, për shpërndarjen pa autorizim të emrave, mbiemrave, adresave dhe të numrave të telefonave të përkatëseve të gjinisë femërore me qëllime të prostitucionit.

    “Gjykata vlerësoi se duhet të caktohet paraburgimi, duke marrë parasysh faktin se i pandehuri, E.N. është shtetas i huaj, shtetas i Republikës së Serbisë, dhe nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës dhe lehtësisht mund të largohet nga Kosova me qëllim që t’i shmanget procedurës që zhvillohet kundër tij, duke pasur parasysh dëmin që u është shkaktuar të dëmtuarve”, është theksuar në aktvendimin e Gjykatës.

    Pas ndalimit të të dyshuarit, Prokuroria Themelore u ka bërë thirrje viktimave të këtij grupi që me qëllim të bashkëpunimit të paraqiten në Polici.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e ‘Albkings’, përmes të cilit grup janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

    Në këtë grup është shpërndarë edhe kontakti i një anëtareje të kabinetit të Qeverisë, pas së cilës gjë përdoruesit e grupit e kanë keqpërdorur numrin e saj të telefonit duke iu drejtuar me mesazhe dhe me thirrje.

    Grupi që ishte aktiv që nga nëntori i vitit 2022 dhe që numëronte mbi 100 mijë anëtarë është mbyllur javë më parë. Në këtë grup janë shpërndarë rreth 30 mijë fotografi dhe 20 mijë videoxhirime.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.