“Factorial” është platformë mediale e themeluar në prill të vitit 2024, përmes projektit “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial për komunitetet joshumicë në Kosovë” i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me grant për gazetën online Reporteri.net.
Qëllimi ynë është gazetaria narrative ku boshti kryesor janë komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom dhe jo vetëm. Duke mbështetur debate kritike, zëri ynë ka mision për të ndërtuar, mbrojtur dhe për të përhapur informacionin e rëndësishëm për komunitetet në mbrojtjen e të drejtave të tyre, adresimin e çështjeve dhe sfidave të ndryshme që i prekin.
Platforma jonë synon të krijojë një mjedis informativ dhe përkrahës për komunitetet duke siguruar informacion të saktë, objektiv dhe të lidhur me çështjet lokale dhe globale që prekin jetën e tyre.
“Factorial” është e angazhuar për të përfaqësuar dhe për të përkrahur të gjitha grupet dhe interesat e komunitetit, duke siguruar që zërat e tyre të dëgjohen dhe të vlerësohen në këndvështrimin tonë editorial.
Ne operojmë me transparencë dhe llogaridhëni përpara komuniteteve tona, duke u angazhuar për të shpjeguar vendimet tona dhe për të pranuar kritikën konstruktive për të përmirësuar qëndrimin tonë dhe përmbajtjen tonë.