×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    “Rritja ekonomike”, Bajrami- Qeverisë Kurti: Pas katër viteve qeverisje, kanë mbetë me u lavdëru me një tre mujor

    NgaKotar FactorialPublikuar: 21/09/2024 | 19:37 Publikimo: 21/09/2024 | 19:37

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka komentuar lidhur me rritjen ekonomike për të cilën pretendohet nga Qeveria Kurti.

    Bajrami thotë se që 4 vite, Qeveria po lavdërohet vetëm me një tre mujor.

    “Pas katër viteve qeverisje, kanë mbetë me u lavdëru me një tre mujor. Mosni ashtu, se nëse matemi me nga një tremujor kur ju e keni marrë qeverisjen me 22 mars të vitit 2021 rritja ekonomike ka qënë hiç ma pak se 16.32%”, shkroi Bajrami.

    Kujtojmë se, Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje tha se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së”. Ai tha se ka performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%./Frontonline/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.