×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Sa të fuqishme janë ushtritë e Izraelit dhe Iranit?

    NgaKotar FactorialPublikuar: 19/04/2024 | 12:15 Publikimo: 19/04/2024 | 12:15

    Një konflikt ushtarak mes Izraelit dhe Iranitështë kërcënim real. Sulmit të Iranit ndaj Izraelit në fundjavë, duke se ky i fundit iu ka kundërpërgjigjur të premten, 19 prill. SHBA-ja ka konfirmuar sulmin në Iran, megjithatë asnjëra prej dy shteteve nuk e kanë pohuar një të tillë. Por, sa është i përgatitur Izraeli për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme?

    Sipas Indeksit botëror të kapaciteteve ushtarake për vitin 2024, ushtritë e Izraelit dhe të Iranit nuk janë shumë larg njëra-tjetrës sa i përket fuqisë ushtarake në përgjithësi.

    Irani renditet në vendin e 14-të në botë, ndjekur nga Izraeli në vendin e 17-të.

    Indeksi ka përfshirë një krahasim direkt të forcave të armatosura të të dyjave. Sipas tij, Irani është mbi Izraelin sa i përket fuqisë së trupave. E njëjta vlen edhe për numrin e tankeve dhe automjeteve ushtarake – Irani ka 65,765, e Izraeli ka 43,407.

    Sa i përket numrit të trupave, Irani numëron 610,000 personel aktiv. Izraeli ka 170,000 personel aktiv.

    Me avionë luftarakë Irani mbetet më i dobët. Avionët e Izraelit përfshijnë amerikanët F-16, përveç të tjerëve. Izraeli ka 612 avionë luftarakë, ndërsa Irani 551.

    Izraeli besohet se ka avantazh kur bëhet fjalë për kualitetin e arsenalit. Ai vazhdimisht përditëson flotën e tankeve Merkava, e cila vlerësohet si më e mira në botë, me qindra modele të reja.

    Irani ka arsenal modern të dronëve dhe raketave me kapacitet që të arrijnë kudo në Izrael dhe shumica prej tyre janë të prodhuar brenda vendit. Ndërsa, mohon se ka armë bërthamore, mbikëqyrësi bërthamor ka thënë se ai ka shtuar burimet në kërkime atomike dhe ka prodhuar uranium.

    Është e vështirë të krahasohen me saktësi të dyja shtetet për shkak të fshehtësisë së tyre në numra.

     

     

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.