Ka nisur seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, më 14 janar në Podujevë.
Seanca gjyqësore po mbahet e mbyllur.
Më 1 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Fejzullahut. Dy të dyshuarve u është ngarkuar vepra penale “Vrasje e Rëndë” në aktakuzë.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kishin konfirmuar se më 25 mars është paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të miturit për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”.
Deri më tani, dy të akuzuarit janë duke qëndruar në paraburgim deri në një vendim tjetër të Gjykatës.
18-vjeçari kishte vdekur në Emergjencën e QKUK-së disa ditë pasi ishte rrahur.
Policia fillimisht e raportoi vrasje në tentativë dhe therje me thikë, e në Emergjencë konstatuan vdekjen e tij nga lëndimet në kokën e viktimës, të marra nga shkopi i bejsbollit.