Premiera ndërkombëtare e filmit kroat THIS IS NOT A LOVE SONG ipet natën e tretë të PriFest. Filmi është pjesë e kategorisë kryesore garuese në PriFest.
Filmi eksploron mënyrën se si pasioni, dashuria dhe arti ndërlidhen, duke sjellë në pah ndikimin e së kaluarës në jetën dhe krijimtarinë e protagonistëve. Një regjisor i njohur, i përballur me një krizë të mesme të jetës, vendos të ftojë ish-të dashurën fatale në një hotel buzë liqenit për ta ndihmuar në shkrimin e një skenari bazuar në marrëdhënien e tyre.
NEVIO MARASOVIC është regjisor dhe skenarist i filmit, ndërsa producentë janë: JANKO POPOVIC VOLARIC, NEVIO MARASOVIC dhe IRA CECIC.
Premiera ipet më datë 12 shtator nga ora 19:30 në Kino Armata.
Biletat mund të blihen online ne Rave Travel dhe te Kino Armata nga data 10 shtator. Çmimi 3 euro.
Edicioni 16-të mbahet prej 10-15 shtator 2024./Factorial-ks/