×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    “Ushtria serbe po zhvillon ushtrime vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës”

    NgaKotar FactorialPublikuar: 19/04/2024 | 12:07 Publikimo: 19/04/2024 | 12:07

    Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se ushtria serbe vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës është duke zhvilluar ushtrimet kryesore ushtarake të saj.

    Sipas tij ushtarët serbë po zhvillojnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë.

    Ai ka thënë se këto ushtrime janë duke u zhvilluar vetëm 3 kilometra larg kufirit me Malin e Zi dhe se me këto sjellje Serbia po tregon që është aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    “30 kilometra larg kufirit të Kosovës në Pashter të Sanxhakut është duke u zhvilluar, dita mbase kryesore e ushtrimit të tyre ushtarak të quajtur ‘Vihor 2024’, ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 km larg kufirit të Kosovës është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi. Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori, aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë të cilën nuk e njeh por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë. Ushtrimi që po e bëhet në Pashter të Sanxhakut, pra paraqet kërcënim, ndërkaq në anë tjetër, paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak”, ka thënë ai.

    Kryeministri këto deklarime i ka bërë në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Kjevë-Dollc.

    Kurti atje ka folur edhe për largimin e katër kryetarëve në komunat veriore. Sipas tij kjo duhet të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo siç ka thënë ai, “të largohen me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë”

    Ai ka theksuar se si qeveri kanë vullnet që të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve dhe se do ta zbatojnë rezultatin e tij.

    “Këta kryetarë mund të dalin nga zyrat, por jo me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë. Me zgjedhje hyhet në zyre. Nuk hyhet në zyre me bomba, granata dhe me armë të tjera që janë sulmuar personeli i sigurisë dhe gazetarët. Për çështjen e zgjedhjeve të cilat do të mbahen në katër komunat veriore të vendit, më 21 prill, pra të dielën e kësaj jave prin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës është në shërbim të tyre. Nga ana jonë është vullneti që të mbahet ky votim dhe në komunat të cilat 50+1 për qind e qytetarëve do të votojnë për ta ndërprerë mandatin kryetarëve të komunave ne do të jemi garancion që kjo do të zbatohet në tërësi dhe me shpejtësi. Dhe me pas le t’i kemi zgjedhjet ku do t’i ndërrojmë këta kryetarë të komunave”, është shprehur Kurti.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.