×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Zyrtari i lartë i Policisë akuzohet nga bashkëshortja për dhunë sistematike, nga frika arratiset nga Kosova

    NgaKotar FactorialPublikuar: 18/04/2024 | 19:09 Publikimo: 18/04/2024 | 19:09

    Dhuna në familje vazhdon të jetë prezente tek të gjitha shtresat e shoqërisë në Kosovë, madje edhe tek njerëz që thirren për zbatimin e ligjit.

    Drejtori i drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës Riza Murati, është denoncuar nga gruaja e tij për dhunë në familje.

    Znj. F. Murati në një rrëfim tronditës ka treguar se si ajo ishte subjekt i dhunës sistematike nga burri i saj.

    Ajo ka treguar se është rrahur edhe para fëmijëve.

    Vrasja e Eronës në Ferizaj dhe e Xhulietës në Pejë, brenda pak ditëve, të dyja viktima të burave të tyre ka thënë ta ketë shtyrë znj. F, që rastin e saj ta rrëfej para mediave, duke shtuar se ka qenë e frikësuar se fati i Eronës e Xhulietës mund t’a priste edhe atë.

    Zonja ka thënë se autoriteti dhe pushteti i burrit të saj, si Drejtor policie ka qenë pengesë e vazhduheshme që ky rast të marr epilog.

    “Një muaj kam qenë e vetme duke e kërku të drejtën time, duke mos marë përgjigje për shkak se i njejti ka lidhje. Më ka thënë kam inspektorë, kam prokurorë.” , ka thënë ajo.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte caktuar urdhërin mbrojtës znj.F. Pra, gjykata kishte urdhëruar që ajo të mbrohej nga burri i saj.

    Në Aktvendimin e Gjykatës ndër të tjera thuhet se “Urdhërohet pala përgjegjëse Riza Murati nga Mitrovca, që të ndërpresë dhe të mos përsërisë asnjë veprim të dhunshëm ndaj palës së mbrojtur”.

    Tutje aty i ndalohet të njejtit t’i afrohet më shumë se 50 metra në ambiente publike si dhe 100 metra nga vendbanimi i saj.

    Madje në aktvendimin e gjykatës ekziston edhe një urdhër ndaj Stacionin policorë në Mitrovicë, që palën e mbrojtur ta shoqëroj me qëllim të mbrojtjes gjatë marrjes së gjërave personale në shtëpinë e palës përgjegjëse, pra nga shtëpis e Riza Muratit.

    Paradoksalisht në kryje të këtyre njësiteve është pikërisht “pala përgjegjëse” për këtë rast, pra Riza Murati.

    Nacionale ka kontaktuar z.Riza Murati për t’a pyetur në lidhje me këtë rast. I njëjti por sa ka dëgjuar pyetjen, e ka mbyllur telefonin.

    Për këtë rast gjatë ditës është pyetur edhe Ministri i Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla.

    Ai ka thënë se rasti është duke u hetuar.

    “Kur kemi të bëjmë me rastin në fjalë, ky rast është duke u trajtuar në IPK. Besoj se shumë shpejt IPK do të dalë me konkluzionet e saj.”

    Edhe Inspektoriati i Policisë së Kosovës e ka konfirmuar urdhërin mbrojtës për të dëmtuarën, derisa kanë shtuar se janë në koordinim me Prokurorinë në Mitrovicë për veprimet të mëtutjeshme.

    “IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka jnoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtuar kërkesë për Urdhër Mbrojtje në gjykatën kompëtente.

    IPK është e njoftuar lidhur me Urdhërin Mbrojtës nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe se ky Urdhër është dueke u implementuar nga institucionet. IPK ëhstë duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe në bazë të gjeturave të hetimit do të ndërmerren masat e nevojshme.”, thuhet në përgjigjen e IPK-së

     

     

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.