×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Krasniqi: Pas 21 prillit, masat e BE-së nuk kanë vend për Kosovën

    NgaKotar FactorialPublikuar: 24/04/2024 | 18:24 Publikimo: 24/04/2024 | 18:24

    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se pas mbajtjes së votimit për ose kundër largimit të katër kryetarëve të komunave në veri më 21 prill, Bashkimi Evropian nuk ka pse t’i mbajë në fuqi masat kundër Kosovës.

    Ai i ka quajtur të padrejta masat e BE-së, ndërkaq ka shtuar se deri tash nuk ka marrë ndonjë sinjal konkret se ato do të hiqen.

    “Pas zhvillimeve të fundit me votimet e 21 prillit këto masa nuk kanë vend për Kosovën dhe ato duhet të largohen”, ka thënë ai.

    Bashkimi Evropian po përgatitet t’ia heqë masat ndëshkuese Kosovës dhe për këtë tashmë nuk ka kundërshtim nga asnjë vend anëtar. Por, dallimet janë vetëm nëse duhet të hiqen të gjitha masat apo ato duhet të hiqen në mënyrë graduale. Sipas burimeve të KOHËS, në një takim të Komitetit Politikë dhe të Sigurisë së BE-së të zhvilluar të martën mbrëma në Bruksel është parë se shumica e vendeve anëtare duan heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, por tetë vende duan që ato të hiqen gradualisht.

    Krasniqi ka theksuar se dështimi i votimit në veri mund të lexohet “si dështim i Listës Serbe që të ketë mbështetjen e 50% të qytetarëve”.

    “Edhe mospjesëmarrja mund të lexohet si dështim i Beogradit dhe Listës Serbe për të siguruar 50% të mbështetjes për largimin e kryetarëve”, ka thënë ai.

    I pyetur nëse ka ndonjë investim nga Serbia në veri, ministri Krasniqi është përgjigjur se “nuk ka asnjë investim të tillë”.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.