×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    25 vjet burgim për dy të akuzuarit për vrasjen e 2015-ës në “Bon Vivant”

    NgaKotar FactorialPublikuar: 24/05/2024 | 17:00 Publikimo: 24/05/2024 | 17:00

    I akuzuari për vrasjen në “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vjet burgim ndërsa për armëmbajtje pa leje me 1500 euro gjobë, kurse Sherif Krasniqi është dënuar me 7 vjet burgim për “vrasje në bashkëkryerje”.

    Për veprën penale armëmbajtje pa leje ndaj Krasniqit, prokurori i shtetit në seancat e mëhershme ka hequr dorë nga ndjekja penale derisa gjykata e ka refuzuar akuzën.

    Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Avni Syla.

    Të dënuarve trupi gjykues ua ka vazhduar masën e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e aktgjykimit.

    Fjala përfundimtare është dhënë më 20 maj, ku i akuzuari Gërdovci kishte deklaruar se shkaku i thashethemeve lidhur me rastin i kishte vdekur edhe babai i tij.

    Vendimi i fundit lidhur me këtë rast është marrë më 13 janar 2023, ku Themelorja, Gërdovcin e dënoi me 18 vite burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, kurse Krasniqin me 7 vite burgim. Apeli e ktheu çështjen në rigjykim më 13 qershor 2023.

    Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015. Ata thuhet se në bashkëkryerje, kishin privuar nga jeta të ndjerin Rr.U, duke kryer kështu veprat penale vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. /Betimi për Drejtësi

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.