×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    25 vjet nga vendosja e KFOR-it në Kosovë, ish-Sekretari i NATO-s George Robertson për Telegrafin: Ne shpëtuam vendin

    NgaKotar FactorialPublikuar: 11/06/2024 | 18:17 Publikimo: 11/06/2024 | 18:17

    Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, mori pjesë në hapjen e ekspozitës fotodokumentare ‘KFOR dhe Kosova +25’, e cila u hap në Muzeun Kombëtar të Kosovës për nder të 25-vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë.

    Në hapjen e ekspozitës mori pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti si dhe shumë personalitetet të tjera nga jeta publike, të cilët dhanë vlerësime të larta për pamjet e shkrepura nga fotografi Nick Sidle

    Si i kujton ato vite ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Roberston?

    Roberston, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se si kanë vepruar atë kohë trupat e NATO-s, kur popullata shqiptare e Kosovës po përballej me vrasjet masive dhe dëbimin e egër nga forcat ushtarake e policore të Serbisë.

    Ai tha se ndërhyrja e NATO-s në Kosovës ishte gjëja e duhur, pasi siç u shpreh ai “E shpëtuam vendin”.

    “Duhej të merrnim vendimin, me Tony Blair dhe me ministrat e tjerë rreth tryezës për të vepruar. Sepse ne e dinim se çfarë po ndodhte, por pjesa tjetër e botës nuk e dinte se çfarë po ndodhte, dhe ne duhej të vepronim në atë kohë. Ishte gjëja e duhur për të bërë atëherë. Edhe tani, është gjëja e duhur që duhej të bënim në atë kohë. Dhe ne e shpëtuam vendin”, ka thënë Robertson.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.