MPJ konfirmon evakuimin e tre kosovarëve nga Izraeli së bashku me ata të Shqipërisë
Në lidhje me situatën në Izrael, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar që që evakuimi i tre kosovarëve nga Izraeli, të cilët, së bashku me 12 shtetas të Shqipërisë gjenden në Qipro, në rrugën drejt Shqipërisë dhe Kosovës, është kryer në bashkëpunim të ngushtë në mes të Ambasadës së RKS dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael.
Gjithashtu Ambasada Kosovës ka vazhduar komunikimin e rregullt me shtetasit tjerë që ndodhen ende në territor dhe sipas kërkesave të tyre ju kemi ofruar ndihmë për largim, duke siguruar aranzhimin e biletave dhe ndihmë logjistike.
“Ju rikonfirmojmë se asnjë shtetas kosovar nuk ka pësuar lëndime, nuk ka patur vështirësi në lëvizje apo vështirësi të çdo natyre tjetër. Me gjithë vështirësitë dhe restriksionet ,linjat e fluturimit në përgjithësi kanë filluar te stabilizohen, pasi nuk pritet së shpejti ndonjë sulm tjetër i natyrës së ngjashme”.
“Në Izrael gjenden edhe rreth 15 qytetarë nga Kosova por që nuk kanë treguar interesimin për t’u larguar nga Izraeli. Si MPJD po ndjekim nga afër ngjarjet, jemi ne koordinim te vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe do të ndermarrim te gjitha masat e nevojshme konform nevojave dhe zhvillimeve në ditët në vijim”.
“Për çdo nevojë të mundshme ftohen shtetasit e Kosovës që të kontaktojnë në telefon dhe ËhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael: +972 58-634- 0450 dhe +972 54-469-9799”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.