KFOR-i dhe EULEX-i do të bëjnë stërvitje të përbashkët të martën, më 16 prill.
KFOR ka njoftuar se stërvita do të quhet “Joint Venture 2024”.
“Kjo stërvitje do të testojë procedurat e përbashkëta për të trajtuar bashkërisht skenarë të ndryshme të sigurisë dhe për të siguruar bashkëpunimin e vazhdueshëm në terren në mbështetje të paqes së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka thënë KFOR-i në një njoftim për media.
E komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Ozkan Ulutash, ka thënë se stërvitja nënkupton përkushtimin për të garantuar sigurinë për të mirën e gjithë komuniteteve në Kosovë.
“Nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe trajnimeve rigoroze ne po forcojmë aftësinë tonë për të vepruar si një forcë kohezive, e gatshme për të adresuar çdo sfidë që mund të shfaqet”, tha Ulutash.