×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Pasuria e Kurtit: Mbi 1 mijë e 500 euro në bankë, e të hyra vjetore mbi 19 mijë euro

    NgaKotar FactorialPublikuar: 20/04/2024 | 14:06 Publikimo: 20/04/2024 | 14:06

    Kryeministri Albin Kurti ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Tek pasuritë e paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën e bashkëshortes në vlerë prej 400 mijë euro, që thotë ta ketë blerë përmes marrjes së kredisë. Kjo banesë është blerë në vitin 2018.

    Si para të gatshme, Kurti ka deklaruar 1 mijë e 551 euro të tij, dhe 2 mijë e 500 euro të bashkëshortes.

    Tek detyrimet financiare, ka përmendur qiranë në vlerë 250 euro të shtëpisë dhe kredinë në vlerë 270 mijë euro të bashkëshortes.

    Si të hyra vjetore ka deklaruar pagën vjetore si Kryeministër në vlerë 19 mijë e 43 euro, dhe pagat e bashkëshortes në vlerë 528 mijë kruna. Nga Lëvizja Vetëvendosje ku është kryetar, ka deklaruar se s’merr pagë.

     

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.