×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Zeqiri: Dalja në votim është shumë e vogël, vullneti i qytetarëve është që mos të na shkarkojnë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 21/04/2024 | 11:05 Publikimo: 21/04/2024 | 11:05

    Kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se është “shumë i vogël” numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar për ose kundër shkarkimit të tij nga posti i kryetarit.

    Ai tha se deri tash, sipas informacioneve që ka, kanë dalë 2 ose 3 persona.

    “Numër shumë i vogël, simbolik. Në bazë të informacioneve që kam, 2-3 persona kanë dalë, mirëpo nuk ka përgjigje masovike të qytetarëve. Vendvotimet janë të hapura. Përgjigja e qytetarëve është shumë e vogël”, tha ai.

    Zeqiri tha se kjo “përgjigje e vogël” e qytetarëve është për shkak se vullneti i tyre është që të mos e shkarkojnë atë dhe jo sepse Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkot.

    Ai tha se Lista Serbe e din se ku është në raport me qytetarin.

    “Unë besoj që nuk po dojnë me na shkarku, dmth vullneti i qytetarëve është për mos me na shkarku. Qytetarët nuk i binden Listës Serbe. Lista Serbe e din se ku është me votën, në raport me qytetarin”, tha Zeqiri për Express.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.