“Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë vetë në Kosovë dhe janë regjistruar mbi 36% e objekteve në Kosovë”, tha ai.
Ai shtoi se nuk kanë sfida madhore në terren dhe se stafi është stabilizuar
“Nuk kemi sfida madhore në terren edhe stafi është stabilizuar këto ditë me zonat dhe kanë filluar intervistat masive, ashtu siç i kemi planifikuar nga 7, 8, 9 brenda ditës. Regjistruesit kanë arritur në kuotën që kemi parashikuar, deri në 7 intervista. Nëse vazhdon një dinamikë e tillë do ta përfundojmë regjistrimin ashtu siç është planifikuar”, tha Kastrati.
Që nga fillimi i regjistrimit të popullsisë, ASK çdo të hënë mban konferenë për media lidhur me ecurinë e procesit.