Policia e Kosovës ka iniciuar hetime për dy persona që kanë vdekur në 24 orët e fundit.
Në Emergjencën e Rahovecit është dërguar një grua pa shenja jete, ku vdekja e saj është konfirmuar nga mjeku kujdestar.
Familjarët e saj kanë njoftuar se viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.
E, në Vushtrri është gjetur i vdekur në rrugë një person të hënën në orën 13:30.Rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaqica”, ku ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.