×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Të enjten mbahet takimi i radhës në Bruksel për dinarin

    NgaKotar FactorialPublikuar: 24/04/2024 | 18:23 Publikimo: 24/04/2024 | 18:23

    Të enjten në Bruksel do të mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nën udhëheqjen e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Temë kryesore e takimit do të jetë çështja e dinarit.

    Lajçak në një postim në profilin e tij në Facebok të martën ka deklaruar se nga takimet paraprake mes Bislimit e Petkoviqit është zvogëluar hendeku lidhur me temën e dinarit.

    Por, ka shtuar se kanë mbetur ende disa gjëra pa u zgjidhur, për çka ka paralajmëruar se do të ketë takim të radhës.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.