Në mesin e gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës, 88 kadetë janë nga komunitetet jo-shumicë.
Njëri prej tyre është Shaban Kurti, nga komuniteti ashkali i cili do t’i shërbej shtetit dhe shoqërisë.
Ai ka rrëfyer se gjithmonë ka pasur dëshirë t’i shërbej shtetit dhe vendit, ku ka qenë pjesë e shoqërisë civile duke implementuar projekte të ndryshme në vend.
Duke pasur parasysh që në këtë gjeneratë është rritur numri i pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë në Policinë e Kosovës, ai tregon se procesi i shkollimit, trajnimit dhe stërvitjet në Akademinë Policore ka qenë sfiduese për të, por me ndihmën e Ligjërueseve dhe Trajnerëve ka qenë e lehtë.
Faktori kyç që e ka shtyrë që ai të bëhet polic ka qenë familja.
Kurti ka një mesazh për gjithë të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë të cilët kanë dëshirë të behën pjesë e Policisë së Kosovës.
“Ftoj të gjithë të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë që të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës sepse profesioni i policit, sa është sfidues po aq është edhe profesion unik. Ne duhet të jemi krenar që çdo ditë u shërbejmë dhe mbrojmë qytetarët tanë”, tha ai.
Planet e tij pas Diplomimit janë që t’i shërbej në mënyrë dinjitoze vendit, komunitetit dhe shoqërisë.
*Ky artikull u realizua nga mediumi “Front Online“, për dhe në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Autori i këtij artikulli është një prej gjashtë (6) të rinjve të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë që po përgatiten si gazetarë të ardhshëm profesionistë, përmes punës praktike në mediat partnere të projektit. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.