×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Për dy javë, identifikohen 76 lëmoshëkërkues

    NgaKotar FactorialPublikuar: 27/04/2024 | 19:23 Publikimo: 27/04/2024 | 19:23

    Për më pak se dy javë, Policia ka identifikuar 76 lëmoshëkërkues në të gjithë territorin e Kosovës.

    Sipas një njoftimi të Policisë, nga data 15 prill deri më 27 prill, në kuadër të planit operativ “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit – Prill 2024”, nga 76 lëmoshëkërkuesit e identifikuar më shumë se gjysma janë fëmijë.

    Nga këta 76 lëmoshëkërkues, 54 janë nga Kosova e 22 nga Shqipëria.

    Te lëmoshëkërkuesit nga Kosova, 32 janë fëmijë e 22 të moshës madhore, ndërsa nga 22 të Shqipërisë, 7 janë fëmijë e 15 të moshës madhore.

    Policia ka njoftuar se gjatë këtij plani janë iniciuar 18 raste penale, me 16 të dyshuar e një të dëbuar.

    “Policia e Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje me aktivitete për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e kërkimlëmoshës”, thuhet në njoftim.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.