Sot u shënua 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ashtu si vitet paraprake, edhe këtë vit, qytetarë të shumtë zgjodhën që ta kalojnë ditën në Parkun e Gërmisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Reporteri.net ka qëndruar sot gjatë ditës në Gërmi dhe ka biseduar me qytetarët.
Disa prej tyre thanë se gati çdo vit e kalojnë 1 Majin në këtë park, ndërsa pati të tjerë që folën edhe për ankesa e pakënaqësi që i kanë kur bëhet fjalë për ditën e punëtorëve. Megjithatë, këtë vit, krahasuar me vitet e kaluara, pati shumë më pak qytetarë në Gërmi.Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, shesheve e rrugëve të Prishtinës marshoi edhe një grup i quajtur “Blloku Anitkapitalist”, i përkrahur edhe nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.
“Poshtë kapitalizmi, liri klasës punëtore” qe mbishkrimi pas të cilit u vunë protestuesit.
Gjatë marshit protestuesit u ndalën edhe para zyrave të Inspektoratit të Punëve, për të kërkuar më shumë të drejta të punëtorëve./Reporteri.net/.