Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut pasi i njëjti kishte tentuar t’i jepte ryshfet zyrtarit policor.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 09:10 në pikëkalimin kufitar Vërmicë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, drejtues i një automjeti transportues (autobus), pasi i njëjti i kishte ofruar 5 euro ryshfet zyrtarit policor ‘për një kafe’”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/