Në 39 ka shkuar numri i të vdekurve si pasojë e reshjeve të mëdha në shtetin Rio Grande do Sul në Brazil.
Siç raporton AP, të paktën 68 të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur, ka bërë të ditur Agjencia shtetërore e mbrojtjes civile më 3 maj.
Reshjet e mëdha dhe vërshimet si pasojë e tyre kanë bërë që shumë njerëz të detyrohen të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.
Kjo është katastrofa e katërt e tillë brenda një viti në Brazil, pas vërshimeve në korrik, shtator dhe nëntor të vitit 2023, që lanë të vdekur 75 persona në total./Dukagjini/